Sot ne orën 19.00 mblidhet kryesia e Partisë Demokratike. Ne rendin e ditës se kësaj mbledhje nuk janë kërkesat e parashtruara nga kritiket e Bashes, por vetëm 2 pika ne funksion te zgjedhjeve ne datën 22 korrik. Pika e pare e kësaj mbledhje është miratimi i kandidaturave per postin e kryetarit te PD dhe pika e dyte është ngritja e komisionit qe do te organizoje zgjedhjet. Ne mbledhjen e kryesisë pritet te kete debate te ashpra mes mbështetësve te Bashes dhe kundërshtareve te tij; por pjese e kësaj mbledhje nuk do te jene; Lulzim Basha per shkak te vetengrirjes, si dhe Sali Berisha, Astrit Patozi e Jozefina Topalli, te cilët nuk jane anëtare te këtij forumi. Ndërkaq dy nënkryetaret e PD kane publikuar nje deklarate per te sqaruar vendimmarrjen e tyre ne lidhje me datën 22 korrik. Edi Paloka dhe Edmond Spaho theksojnë se procesi i zgjedhjeve ne PD eshte ne përputhje me statutin, i cili ne asnjë moment nuk i delegon kryesisë te drejtën te caktoje datën e zgjedhjeve. Paloka dhe Spaho duke iu referuar kërkesave te Astrit Patozit dhe kundërshtareve te Bashes deklarojnë se nuk mund te plotësojnë kërkesa qe nuk parashikohen apo jane ne kundërshtim me statutin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *