Ditën e sotme do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, për të shqyrtuar draft-kalendarin e punimeve të Kuvendit, më 27 nëntor-22 dhjetor.

 

PS ka propozuar të fusë në rend të ditës “Marrëveshjen për emigrantët” me Italinë, e cila pritet të votohet në seancën plenare të fundit për këtë sesion.

 

Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse mbledhja e Konferencës së Kryetarëve do të mbahet fizikisht apo online.

 

Prej disa javësh të gjitha komisionet janë mbajtur “online” për shkak të aksionit të opozitës, e cila është zotuar që të mos lejojë punimet normale në Kuvend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *