E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Mandatet” mblidhen për Ballukun, 3 prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

Këshilli i mandateve po shqyrton kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e  imunitetit të deputetes Belinda Balluku, që njëkohësisht është edhe zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Trupa e prokurorëve të SPAK, e  përfaqësuar nga dy prokurorët e çështjes, Dritan Prençi e Dorina Bejko  si dhe nga kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, i cili është në ditën e parë të mandatit të tij si drejtues i institucionit, po paraqesin pretendimet  para Këshillit për heqjen e imunitetit të Ballukut.  Ndërsa numri dy i qeverisë përfaqësohet në mbledhje nga avokati Ardian Kalia.

Këshilli për Mandatet dhe Rregulloren drejtohet nga kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, me anëtarë nga shumica dhe opozita.

Dy deputetët e partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri kërkuan të futeshin Brenda në mbledhje por nuk janë lejuar.

Reklamë

“Kjo është çmenduria, ne do vazhdojmë do luftojmë. Këta e kanë paralajmëruar, Edi Rama do të marrë në mbrojtje Belinda Ballukun. Ja pazari PS-PD”, tha Shehaj.

Ndërkohë, mbështetës të partisë Mundësia janë mbledhur para Kryesisë së Kuvendit  duke protestuar

Këshilli i Mandateve pritet të dalë me një raport nëse do të miratojë ose jo kërkesën e SPAK, i cili e ka marrë të pandehur Belinda Ballukun për tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë, ndërsa po e heton edhe për 7 lotet e Unazës së Madhe 450 milionë euro.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë