E enjte, 15 Tetor 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 13:30 Në vijim ora 13:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Sot mblidhet grupi parlamentar i PS, agjenda

Këtë të enjte, 26 shkurt do të mbahet në Pallatin e Brigadave mbledhja e përbashkët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar.

Mbledhja do të nisë në orën 11:00. Ministrat do të bëjnë raportimet për fushat përkatëse të cilat drejtojnë.

Reklamë

Në fokus të diskutimeve pritet të jenë edhe dy çështje kryesore, qëndrimi që do të mbajë mazhoranca në seancën plenare të javës së ardhshme lidhur me kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e zv.kryeministres, Belinda Balluku, si dhe vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese që shfuqizoi ndryshimet e miratuara me procedurë të përshpejtuar në fillim të legjislaturës së re për komisionet parlamentare.

Pas mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në seancën plenare do të paraqiten dy raporte mbi kërkesën e SPAK për Ballukun.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë