E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Sot mbërrijnë në Rinas 15 mijë vaksina të tjera të PFIZER

Këtë të hënë pritet të mbërrijë sasia tjetër prej 15.210  vaksinash të Pfiezer dhe Biontech, raporton Vizion Plus.

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ndër të tjera citoi një pjesë të programit të vaksinimit.

Nga foltorja e kuvendit ministrja Manastirliu tha se vaksinat antiCovid janë të autorizuara nga agjencia kombetare e barnave dhe se është propozuar një ndryshim në ligj për autorizimin e tregëtimit të kushtëzuar.

 

Reklamë

Është një autorizim, i cili lëshohet nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, vetëm gjatë periudhave të epidemive apo fatkeqësive natyrore, pasi bari të jetë pajisur me autorizim tregtimi të kushtëzuar nga Agjencia Europiane e Barnave dhe/ose Administrata për Ushqimin dhe Barnat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (FDA). Janë barna, të cilat synojnë trajtimin, parandalimin ose diagnostikimin mjekësor të sëmundjeveMë konkretisht, propozimet e këtij akti janë në funksion të lehtësimit të procedurave për lëshimin e një autorizimi tregtimi të kushtëzuar, për vaksinat kundër Covid-19, të cilat janë prioritare për parandalimin e infeksionit nga Covid-19.

 

Deri më tani janë vaksinuar mbi 12 mijë mjekë dhe infermierë si dhe 1 mijë të moshuar dhe personel ndihmës.

Më shumë video

Reklamë