E gjithë vëmendja e botes sportive është ne “Etihad Stadium” aty ku do te startoje gjysmëfinalja e pare e kompeticionit me te rëndësishëm te futbollit ne bote, Uefa Champions League. Një sfide luksi mes dy skuadrave me histori te kundërta. Te ashtuquajturit “qytetaret” vine për here te pare ne këtë tur te turneut prestigjioz, ndërkohe qe per Realin është gjysmëfinalja e 27 ne historinë e tyre, nje rekord me vete. Një nate speciale edhe per teknikun Pelegrinin qe përballet me ish-skuadrën e tij ne nje eksperience jo shume te mire ne 2009-2010 kur pasi humbiste gjithçka Champions, Kampionat dhe Kupe shkarkohej nga pankina Merengez. Te vetmet konfrontime me njëra-tjetrën datojnë fazën e grupeve te Champions League ne 2012-13 ku Real fitonte 3-2 ne “Bernabeu” ndërsa barazonte ne Manchester 1-1. Për teknikun kilian me shume se nje hakmarrje kërkon t’i shkoje deri ne fund Uefa Champions League. “Ne nuk duhet te kënaqemi qe erdhëm deri ketu. Nuk do te mbrohemi por do te provojmë ta fitojmë këtë ndeshje,” ka bere te ditur Pelegrini. Vendasit rigjejne kapitenin e tyre për këtë ndeshje Vincent Kompani, i cili do te jete ne qendër te mbrojtjes me Otamendin favorit përballe Mangala. Mungesa e madhe Yaya Ture i bllokuar pas nje problem muskulor. Gjithçka e konfirmuar ne sulm me Aguero Pyke i ndihmuar nga treshja Navas, De Brojne, David Silva. Me ne fund qetësi per Zinedin Zidan, i cili ka shërbimet e Kristiano Ronaldo i lënë pushim ne fundjave ndaj Rajo Vajekano, ndërsa vazhdon te jete ne dyshim Karim Benzema me probleme ne gju. Nga ana e tij tekniku francez kërkon te ndale euforinë, duke deklaruar se te dy skuadrat nisen ne këtë sfide me shanse te barabarta. Takimi do te startoje ne orën 20:45 dhe per te gjithë te apsionuarit e futbollit dote transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne platformën Tring kanalin “Tring Sport 1 HD”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *