E hënë, 28 Shtator 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Sot luhen dy ndeshjet e kthimit në Champions League, PSG kërkon të përmbysë Barcelonën në Spanjë

Mbrëmjen e sotme mbahen dy ndeshjet e kthimit në çerekfinalet e Champions League.

Kompeticioni europian për klube mëson sot dy gjysmëfinalistët e parë, pasi të mbyllen dy ndeshjet që premtojnë emocione.

Në ndeshjen e parë, Barcelona pret  Paris Saint-Germain në “Estadi Olimpic Lluis Companys”.

Katalanasit do të kërkojnë kualifikimin pas fitores 3-2 në ndeshjen e parë të luajtur në Paris.

Në ndeshjen tjetër, Borussia Dortmundi pret Atletico Madridin në stadiumin “Signal Iduna Park”.

Ndeshja e parë në Spanjë ka përfunduar me fitoren e Atleticos 2-1 dhe gjithçka është e hapur për këtë ndeshje. Të dy takimet pritet të fillojnë nga ora 21:00. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh