Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
31 August 2026
Vizion fokus

Pesë vite pasi u shpall “non grata”, Berisha drejt...

Pas shkarkimit nga Veliaj, Ristani largohet përfundimisht nga Bashkia...

Gjermania kërkon raketa me rreze të gjatë, kompania amerikane...

Zjarret përfshijnë disa zona të Shqipërisë, ja bilanci i...

SHKRESA/ Kush e ka në dorë Bashkinë Tiranë? PD...

“Do t’i godasim fort”, Trump paralajmëron Iranin pas sulmit...

Ulen çmimet e ushqimeve në Greqi, qeveria bën marrëveshje...

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Siguria e fëmijëve mbi...

Kandidat për president, kush është Bekim Sejdiu, postet e...

Kremlini: Një samit midis Trump, Putin dhe Zelensky nuk...

Sot, liderët e Ballkanit Perëndimor në takim joformal në Tiranë

17 Korrik 09:28

Një takim joformal i udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor është paraparë të zhvillohet sot në Tiranë.

I pranishëm në këtë mbledhje pritet të jetë edhe komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheyli.

Takimi është menduar të zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë, më 16 tetor.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vendi i të cilit sivjet kryeson Procesin e Berlinit, ka paralajmëruar takimin joformal gjatë turneut të tij nëpër shtetet e Ballkanit Perëndimor, pak ditë më parë.

Ky takim është thënë se ka për qëllim diskutimin dhe koordinimin, për të hartuar kërkesa të përbashkëta, për t’i paraqitur në samitin e tetorit, ku pritet të marrin pjesë udhëheqës të vendeve të Bashkimit Evropian.

Një projektstatut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, i propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, si dhe anulimi i mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, që ishte parashikuar të mbahej më 14 qershor, i ka rritur tensionet mes Ramës dhe Kurtit, të cilët kanë preferuar të argumentojnë me njëri-tjetrin nga distanca, përmes deklaratave.

Mospajtimet mes dy udhëheqësve kulmuan më 6 korrik, kur Kurti refuzoi të takonte Ramën, i cili qëndroi për vizitë zyrtare në Prishtinë. Rama u prit nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Raportohet se në takimin joformal të së hënës në kryeqendrën e Shqipërisë, Kosova do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Kreu i ekzekutivit kosovar, Kurti, sipas një njoftimi nga zyra e tij, të hënën do të jetë në Greqi, ku do të marrë pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, i cili është themeluar nga ish-kryeministri helenik, George Papandreou.

Serbia pritet të përfaqësohet nga kryeministrja Ana Bërnabic.

Posted Under:
Kryesoret Politike Rajoni
Tagged:
Ballkani Perendimor lider Takim Tirane

Nga e njëjta kategori

Pesë vite pasi u shpall “non grata”, Berisha drejt “tokës së premtuar”, javën e ardhshme lideri i PD udhëton në SHBA

më shumë...

Pas shkarkimit nga Veliaj, Ristani largohet përfundimisht nga Bashkia e Tiranës: Koha është gjykatësi më i drejtë

më shumë...

SHKRESA/ Kush e ka në dorë Bashkinë Tiranë? PD kërkon seancë urgjente për shkarkimin e Ristanit dhe firmën e Veliajt

më shumë...

Publikohen çmimet e 10 produkteve, konsumatorët do t’i shohin në platformë, për të mësuar se cili supermarket i ka më lirë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:16

Pesë vite pasi u shpall “non grata”,...

5:12

Pas shkarkimit nga Veliaj, Ristani largohet përfundimisht...

5:02

Gjermania kërkon raketa me rreze të gjatë,...

4:50

Parashikimi i motit për ditën e martë,...

4:37

Çfarë është ishemia cerebrale? Simptomat dhe si...

4:17

Zjarret përfshijnë disa zona të Shqipërisë, ja...

3:56

Vdekja e 37-vjeçares shtatzënë, policia nis hetimet...

3:54

SHKRESA/ Kush e ka në dorë Bashkinë...

3:39

“Do t’i godasim fort”, Trump paralajmëron Iranin...

3:26

Përkujtohet masakra e Koplikut, ish-të përndjekurit politikë:...

3:17

Mjekësia është dega më e kërkuar, Xhelaj:...

3:09

Publikohen çmimet e 10 produkteve, konsumatorët do...

3:00

Në 1 shtator reduktohen urbanët, Shoqata e...

2:54

Ulen çmimet e ushqimeve në Greqi, qeveria...

2:39

“Prindërit mund të shohin në kohë reale...

2:32

Shenjat e para të një aborti spontan;...

2:14

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Siguria e...

2:03

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë gjatë transportimit në...

1:51

Makina del nga rruga në aksin Lushnje-...

1:45

Rritet numri i fëmijëve të braktisur në...

Më të klikuarat

  • Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre të rinj, viktimë...
  • Pësoi arrest kardiak në burg, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlo...
  • 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë gjatë transportimit në Ti...
  • Pas shkarkimit nga Veliaj, Ristani largohet përfundimisht ng...
  • Në muajin e shtatë të shtatëzanisë, humb jetën gjatë transpo...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.