Ditën e sotme në Kuvend pritet të votohet Amnistia Penale, që kishte mbetur peng i tensioneve dhe mungesës së një marrëveshjeje mes palëve prej muajsh.

Gazment Bardhi deklaroi voton pro të grupimit të tij, teksa paraqiti edhe 3 propozime të Rithemelimit.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai kërkon faljen e të gjithë protestuesve si dhe përjashtimin nga amnistia i zyrtarëve të lartë të dënuar nga GJKKO.

3 amendamentet e propozuara nga Bardhi u përshëndetën edhe nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Përmes një postimi në rrjtete sociale një ditë më parë pohoi se këto kërkesa do të kenë dakordësinë e maxhorancës. Nga amnistia penale pritet të përfitojnë rreth 700 të burgosur.

3 propozimet e Rithemelimit

  1. 1.Propozim që të përjashtohen nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale të gjithë personat e gjykuar apo hetuar për vepra penale të kryera gjatë grumbullimeve dhe manifestimeve të kryera deri në datën 31 Mars 2024, pavarësisht datës së regjistrimit të tyre.
  2. Propozim për përjashtimin nga amnistimi, qoftë sa i përket vuajtjes së dënimit, uljes së dënimit apo ndjekjes penale, të gjithë funksionarët e lartë të hetuar dhe/ose gjykuar nga strukturat e posaçme antikorrupsion apo që janë subjekt i deklarimit të pasurisë, si deputetë apo kryebashkiakë.
  3. Propozim për një rritje të masës së përfitimeve nga amnistia, qoftë në drejtim të uljes së dënimit me 2 vite për gratë dhe 1.5 vite për burrat, qoftë në drejtim të datës së dënimit, fillimit të hetimeve apo kryerjes së veprës penale deri në 31 Mars 2024, nga 31 Janari 2024 qê parashikonte versioni aktual i projektligjit.

Ndër të tjera, në seancën plenare të ditës së sotme do të futen në rend dite për votim 5 ligjet e seancës së 7 marsit, votimi i të cilave u anulua nga Sekretariati i Etikës pas kërkesës së Rithemelimit se nuk pati kuorum për votimin e ligjeve.

Si pikë e parë e rendit të ditës është edhe një interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro e kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa. /vizionplus.tv

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *