Sot Kosova është në ditë zie.

Vendimi u mor nga Presidenti Thaçi për të nderuar, Sami Thaçin, policin e vrarë gjatë një aksioni antidroge të martën në fshatin Zhur të Prizrenit.

“Heroizmi i Samiut, Enverit, Izetit dhe i dhjetëra policëve të rënë në krye të detyrës është krenari e Republikës së Kosovës. Sakrifica e tyre në mbrojtje të rendit dhe ligjit na obligon që të punojmë edhe më shumë për një Kosovë të qetë e stabile dhe një vend më të mirë për gjithë qytetarët tanë”, ka thënë thënë mes tjerash Thaçi.

 

Paralelisht me vendimin për shpalljen e kësaj të enjte dite zie, Presidenti Thaçi i dha të ndjerit edhe urdherin “Hero i Kosovës” pas vdekjes.

Gjate operacionit në Prizren u plagosën edhe dy policë të tjerë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *