Ditën e diel në vend do të ndikojnë masat ajrore të qendrueshme. Moti i kthjellët me vranësira të pakta.

 

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek. Përgjatë vijës bregdatare jugperendimore deri ne 10m/sek.Valëzim në dete i forcës 2-3 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:  në zona malore 17 deri 32°C ,   në zona e ulëta 19 deri 35°C dhe   në zona bregdetare 21 deri 33°C.

 

Në rajonin e Ballkanit do të vijojë ndikimi i rrymave të nxehta të ajrit por gjatë mesditës në Serbi e Bosnje priten zhvillime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu. Në pjesën tjetër orë të gjata me diell.

 

Në pjesën veriore e verilindore të Europës vijojnë sërish masat e paqendrueshme e të fresketa të cilat do të sjelin reshje shiu lokale. Një front do të shtrihet nga Britania deri në veri të gadishullit Apenin. Të gjitha këto vende do të kenë reshje edhe në formën e shtrëngatave me rrufe si dhe erë të vrullshme detare. Mesdheu do të ketë ndikim të rrymave të nxehta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *