E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Sot, Këshilli Kombëtar/ Basha: PD nuk do të terhiqet zvarrë nga askush, as nga Berisha

Pak minuta para mbledhjes së Këshillit Kombëtar, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaron se se sot pritet të merren vendime të rëndësishme për të ardhmen e PD-së.

 

Reklamë

Me një gjuhë të ashpër, ai këmbëngul se PD nuk do te mbahet peng dhe nuk do te terhiqet zvarre nga askush, përfshirë Sali Berishën.

 

Sa i përket ftesës që ish-kryeministri iu bëri demokratëve për t’u mbledhur në selinë blu, Basha përgjigjet duke thënë se nuk do të ketë shansin të kërcenoje demokratët në shtëpinë e tyre.

 

“Sot Keshilli Kombetar mblidhet ne ora 15:00 per te marre vendime te rendesishme per te ardhmen e Partise Demokratike. PD nuk do te mbahet peng dhe nuk do te terhiqet zvarre nga askush! As nga ai qe sot po rrezikon te ardhmen e demokrateve per interesin e tij personal, ne lufte te hapur me SHBA. Askush, perfshire Sali Berishen, nuk do te kete shansin te kercenoje demokratet ne shtepine e tyre. PD qe u themelua si shtepia e lirise, nuk do te shndrrohet ne bunker per askend, as sot as kurre. Ne do vazhdojme te cliruar dhe te vendosur betejen tone kunder regjimit te Edi Rames per ta sjelle ne pushtet Partine Demokratike, qe eshte shpresa e vetme e shqiptareve per te ardhmen dhe per ndryshim!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë