E mërkurë, 7 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Sot kemi 57% të të punësuarve me 0 taksë”, Rama: Me sistemin që futëm, u kemi lënë njerëzve në xhep 145 milionë euro në vit

Kryeministri Rama, gjatë komunikimit me qytetarët në rubrikën “SY m’SY” në rrjetin e tij social Facebook tha se sot janë 57% e të punësuarve me 0 taksë, 36% janë me taksë nga 4-10%..

Rama shtoi se me sistemin e ri, iu është lënë njerëzve në xhep 145 milionë euro në vit.

Reklamë

Kreu i selisë rozë thekson gjithashtu se është i vetmi sistem në rajon ku biznesi i vogël paguan 0 taksë.

Rama: Jam i vetëdijshëm që duhet bërë diçka më shumë për të zbutur rritjen e disa çmimeve, por faktet flasin vetë. Nëse kur morëm detyrën ishin 100 mijë kompani aktive, sot janë 250. Një shifër jashtëzakonisht domethënëse, ashtu sikurse një tjetër shifër e rëndësishme, sot kemi 57% të të punësuarve me 0 taksë, 36% janë me taksë nga 4-10%, për t’u dhënë mundësi njerëzve të kenë më shumë në xhep. Gati 10% e të punësuarve e kanë pagën mbi 10%. Me këtë sistem që ne futëm, u kemi lënë njerëzve në xhep 145 milionë euro në vit. Janë 1.4 mld euro në 10 vite, që ua kemi hequr buxhetit të shtetit dhe ua kemi lënë qytetarëve. I vetmi sistem në rajon ku biznesi i vogël paguan 0 taksë. Kemi filluar me prodhim të përgjithshëm kombëtar më pak se 10 miliard, sot jemi afro 25 miliard. Këto janë fakte.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë