Kryedemokrati Sali Berisha e ka nisur fjalën e tij para qytetarëve të mbledhur para Kryeministrisë me një mesazh të fortë.
Ai tha se sot demokratët dhe shqiptarët ndodhen në kilometrin e fundit drejt fitores së madhe. Sipas tij, me ndihmën e Zotit, askush nuk mund t’i ndalë më demokratët dhe shqiptarët drejt fitores.
“Këtë javë, të tmerruara nga protestat tona të kaluara, mediat e qeverisë bënë gjithçka për t’i vendosur ato në harresë. Mesazhi im është ky: sot ne jemi në kilometrin e fundit. Me ndihmën e Zotit asgjë nuk do të na ndalë drejt fitores sonë. Sot ne jemi pranë triumfit të madh”, tha Berisha.





