Subscribe

Aktivisti dhe patrioti Adem Demaçi, përcillet këtë të shtunë për në banesën e fundit. Demacci ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare në Kosovë.

 

Familjarët, të afërmit, miqtë, mbështetës dhe dashamirësit e tij do t’i japin lamtumirën e fundit Demaçit, në shenjë nderimi dhe respekti.

 

Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera të Jugosllavisë. Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Demaçi konsiderohet si ‘Nelson Mandela’ i Evropës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *