Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
20 June 2026
Vizion fokus

Makina “përpihet” nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës

Përplasen dy trena mallrash në Gjermani, një i vdekur

Aksident në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit

Meloni i përgjigjet Trump: Mos u shqetësoni për popullaritetin...

Rama ironi me protestën: Shkelësja e ligjit proteston për...

Dita e 21 e protestës, qytetarëve ju bashkohet edhe...

Të armatosur me kallashnikov, dalin pamjet e grabitjes së...

Merz rrëzon buxhetin e BE: Plani prej 1.6 trilionë...

Trump sulmon sërish Melonin: Dëshiron sërish të bëhet mike...

Garda iraniane: Mos i lini anijet t’i afrohen Hormuzit...

Sot i jepet lamtumira Haxhi Thaçit, socialistët marrin pjesë në homazhe, e pranishme edhe Linda Rama: Nuk më mbajti vendi në Tiranë dhe erdha

18 Mars 14:20

Janë mbajtur sot në Kosovë homazhe në nderim të Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit Hashim Thaçi.

Haxhi Thaçi ndërroi jetë dy ditë më parë, 16 mars, në spital ku ndodhej i shtruar për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ndërsa sot do të përcillet për në banesën e fundit.

Lexo edhe :

Related Posts

Përcillet sot në banesën e fundit babai i Hashim Thaçit, nisin homazhet! Ish-Presidenti s’i thotë dot lamtumirë të atit

Në homazhe morën pjesë edhe politikanë shqiptarë. Në pamundësi për të qenë vetë i pranishëm për shkak të axhendës, kryeministri Edi Rama ka dërguar në Kosovë bashkëshorten e tij, Linda Ramën. Linda Rama shoqërohej nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, ministrinTaulant Balla dhe socialisti Gramoz Ruçi. Në fjalën e saj, bashkëshortja e kryeministrit theksoi se qëndron krah familjes Thaçi, të cilës i mungojnë dy burra, Haxhi Thaçi i cili ndërroi jetë dhe ish-Presidenti, i cili nuk u lejua nga Specialja të merrte pjesë në varrimin e të atit.

“Erdha këtu për t’i dhënë lamtumirën bacës Haxhi, me respektin më të thellë, për këtë familje të njehsuar me historinë e Kosovës falë njërit prej tre djemve të tij, Hashimit, po edhe të vëllazëruar me familjen time, përmes Hashimit.

Kjo është një ditë e trishtuar.

Dhe në këtë ditë të trishtuar jam këtu me ty, nana Hyrë, jo në këmbë të Edit, po në radhë të parë sepse e di mirë se çfarë do të thotë të jesh prind i një politikani, e posaçërisht nëna e një politikani. E kam përjetuar pranë nënës së Edit.

Dhe në këtë ditë të trishtuar jam këtu, me të gjithë familjen tuaj, të cilës sot i mungojnë dy burra.

E di edhe më mirë se çfarë do të thotë të jesh bashkëshortja e një politikani, aq më tepër e një udhëheqësi, aty ku fryjnë dhe nuk pushojnë erërat e forta. E përjetoj çdo ditë.
 
Por çka nuk di dot fare në këtë ditë kaq të trishtuar është se ç’do të thotë të kesh fëmijën me pushkë në dorë, duke luftuar nëpër male, apo rob të atdhedashurisë së vet diku larg, në një vend pa qiell, e për askush nuk e di se sa kohë. Duhet të jetë një ankth i pambarimtë.

Ndaj nuk më mbajti dot vendi atje në Tiranë, po desha të jem këtu sot, pranë nënës dhe gruas së Hashimit. Nënës dhe bashkëshortes së komandantit, siç i thërrasim gjithnjë dhe në shtëpi, i cili në këtë ditë ndarjeje të dhimbshme duhet të vijojë të jetë larg, në luftë.
 
Nuk besoj se një mungesë mund të jetë dot kaq herë më e madhe se sa prania, në një ditë si kjo. E prandaj ajo rrezaton shumë përtej këtyre mureve, si një këmbanë kujtese për dhimbjen e dhjetëra mijëra prindërve e grave të kësaj toke, po edhe sakrificën e krejt popullit të Kosovës për ta paguar çmimin e lartë të lirisë”, tha Linda Rama.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali në fjalimin e saj tha fjalët më të mira për të ndjerin.

Ajo tha se Haxhi Thaçi, i dha Kosovës një komandant e një luftëtar e një vizionar, kryeministrin e parë dhe presidentin e Kosovës së pavarur.

“Haxhi Thaçi ishte, jetoi dhe do të jetojë në birin dhe shëmbëlltyrën e vet, Hashim Thaçin dhe pasardhësit e tij”, tha ajo.

Kryetarja e Kuvendit shtoi se qëndrimi në Hagë i ish-presidentit dhe shokëve të tij, krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po i bën nder vetëm armikut dhe askujt tjetër.

Babai i ish-presidentit të Kosovës, do të varroset sot në orën 15:00 në Burojë të Skenderajt./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
haxhi thaci kosove

Nga e njëjta kategori

Makina “përpihet” nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës

më shumë...

Përplasen dy trena mallrash në Gjermani, një i vdekur

më shumë...

Aksident në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit

më shumë...

Meloni i përgjigjet Trump: Mos u shqetësoni për popullaritetin tim

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

8:38

Makina “përpihet” nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës

8:24

Përplasen dy trena mallrash në Gjermani, një...

7:25

Aksident në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit

7:21

Meloni i përgjigjet Trump: Mos u shqetësoni...

6:54

Rama ironi me protestën: Shkelësja e ligjit...

6:43

Dita e 21 e protestës, qytetarëve ju...

6:37

Të armatosur me kallashnikov, dalin pamjet e...

5:53

Merz rrëzon buxhetin e BE: Plani prej...

5:34

Trump sulmon sërish Melonin: Dëshiron sërish të...

5:26

Garda iraniane: Mos i lini anijet t’i...

5:13

A është mirë t’i mbani grilat mbyllur...

5:05

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

4:48

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve...

4:36

Rrezikonin të mbyteshin në det, Policia Kufitare...

4:29

Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Ramës...

4:16

“Shpirti i Ballkanit”, në Korçë, grupe artistike...

3:49

Përplasen trenat në Londër, një viktimë dhe...

3:22

Temperaturat shtojnë virozat, mjekët: Më të rrezikuarit...

3:12

Vitin tjetër shërbim doganor dixhital, Beja: Lehtësi...

2:54

Sot protesta e radhës në bulevard, tubimit...

Më të klikuarat

  • Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Ramës me ministrat dhe depu...
  • Zvërneci/ Rama: Bota nuk u zgjua për Nartën, por për vjehrri...
  • Rama kritikon të tijët në mbledhjen e PS: Kam parë që ka edh...
  • “Ka laborator kokaine në Kolumbi”, Artan Hoxha: Kush është s...
  • Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite në L...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.