Boksieri 27-vjeçar i Vllaznisë Arjon Kajoshi ishte objektiv i një atentati sot në lagjen “Rus” të Shkodrës ku shpëtoi pa plagë duke u larguar me shpejtësi nga makina. Ai sapo kishte dalë nga stërvitja kur është qëlluar disa herë, ndërkohë që makinën e kanë kapur dy plumba.
Makina ishte në pronësi të babait të tij, Sokol Kajoshi.
Lexo edhe :
Related Posts
Tentativa për vrasje e sotme, dyshohet se ka lidhje me një ngjarje në qershor të këtij viti, kur 5 persona në Shkodër rrahën Vladimir Bruçin, mes të cilëve ishte dhe Arlind Kajoshi, vëllai i Arjonit.
Policia reagoi më pas duke theksuar se autori i atentatit ishte identifikuar dhe ai ishte Alban Bruçi, djali i Vladimir Bruçit, të dhunuar në qershor 2024 për shkak të një sherri për parkimin. /vizionplus.tv