E premte, 18 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Politikë

Sot Holanda voton pro ose kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë

Ilustrim · Vizion Plus

Parlamenti i Holandës voton pasditen e kësaj të marte për të autorizuar qeverinë e kryeministrit Mark Rutte  në samitin e Këshillit Europian të 18 tetorit në lidhje me çeljen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë.

 

Holanda është një nga vendet të cilat më herët kanë qenë skeptike. Në seancën e sotme  do të diskutohet mbi informacionin  e dërguar pak ditë më parë nga ministri i Jashtëm i Holandës Stef Blok.

 

Në  letrën e saj qeveria holandeze, kërkon nga parlamenti që të jetë fleksibël  në vendimin që do të merret në lidhje me Shqipërinë dhe kërkon hapësirë për të negociuar më 16 tetor duke theksuar se Bundestagu i tha po negociatave për Shqipërinë por me disa kushte.

 

Kjo është hera e tretë që Holanda voton për nisjen e bisedimeve me Shqipërinë.

 

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh