Ditën e sotme do të hapet tuneli i Llogarasë.

Inaugurimi i tunelit do të bëhet në orën 10:00. I pranishëm do të jetë edhe kreu i qeverisë, Edi Rama.

“Dhe me tunelin e Llogarasë, një nga veprat historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë në Facebook.

Me një gjatësi prej afro 6 kilometrash, tuneli kryesor është i veshur me beton dhe i pajisur me sistemet komplekse të drenazhimit, ventilimit, mbrojtjes kundër zjarrit dhe tymrave, ndriçimit, thirrjeve të emergjencës dhe sinjalistikës.

Tuneli pritet që të shkurtojë distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *