E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Sot hapet gara për kreun e SPAK, përfaqësuesit e ambasadës amerikane të pranishëm në mbledhjen e KLP-së

Ilustrim · Vizion Plus

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) do të hapë sot zyrtarisht garën për drejtuesin e ri të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Mandati i kreut aktual të SPAK, Altin Dumanit përfundon në dhjetor 2025.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj raporton se përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Shqipëri kanë mbërritur në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të qenë të pranishëm në mbledhje.

Të drejtën për tu zgjedhur në këtë post e kanë vetëm prokurorët e prokurorisë së posaçme, me përjashtim të Dumanit, të cilit ligji ia ndalon të kandidojë dy herë radhazi.

Dumani është drejtuesi i dytë i Prokurorisë së Posaçme që u zgjodh pas përfundimit të mandatit të Arben Krajës, i cili ishte i pari pas krijimit të Prokurorisë së Posaçme.

Pas lënies së këtij posti ai do të ushtrojë detyrën si prokuror i posaçëm i kësaj strukture deri në përfundimit të mandatit 9 vjeçar./vizionplus.tv

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh