Sot hapen parukeritë, klinikat dentare dhe qendrat tregtare

Pas një ndërprerje për gati 2 muaj për shkak të pandemisë, sot (11 maj) fillon hapja e parukerive, berberëve, klinikave dentare dhe dyqaneve në qendra tregtare, sipas protokolleve strikte të sigurisë, me të cilat bizneset janë njohur përgjatë kësaj kohe.
Nga kjo e hënë, shtohen si zona të gjelbra bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukes, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrez, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë dhe Vorë. Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave me automjet privat, duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njëjtës familje deri në orën 21:00.
Ndërkohë që mbeten në fuqi rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore dhe sportive të çdo lloji dhe transporti publik.
Po ashtu, duke filluar nga sot, të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në banesë.




