Spektakli “Albania’s Got Talent” vijon rrugëtimin e netëve gjysmëfinale sonte në mbrëmje vetëm ne ekranin e televizionit “Vizion Plus”.
Pas një puntate të jashtëzakonshme të hënën e kaluar ku talentet e përzgjedhur nga juria gjatë audicioneve sollën interpretime të paparashikueshme, sot priten të tjera performanca befasusese.
Klarinetisti Erdenaj Sali dhe grupi “Future Steps” i vërtetuan edhe njëherë jurisë që “po-të” e marra prej tyre ishin plotësisht të merituara. Këto të fundit po ashtu u bënë finalistët e parë të përzgjedhur nga netët gjysmëfinale për të vijuar konkurrimin drejt finales së madhe.
Këngëtarë, balerinë, akrobatë dhe artistë të zhanreve të ndryshme do të sfidojnë veten dhe njëri-tjetrin, me një synim të vetëm, kualifikimin në finalen e madhe të “Albania’s Got Talent”. Çdo performancë do të vlerësohet me kujdes, ndërsa emocionet dhe tensioni do të rriten nga minuta në minutë, pasi vetëm dy prej konkurrentëve të mbrëmjes do të kenë mundësi të shkojnë në finale.
I kthyer tashmë në programin e të gjithë familjes ky prodhim i Vizion Plus do të vijoj t’ju mbaj të mbërthyer para ekranit si çdo të hënë në orën 21.00. Mos e humbisni sonte në mbrëmje gjysmëfinalen e dytë, për të mësuar se cilët prej konkurrentëve do të vijonë garën./vizionplus.tv





