E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Sot Fitër Bajrami, kryeministri Edi Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar

Kryeministri Edi Rama ka uruar këtë të premte të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.

“Mirëmëngjes! Gëzuar Fitër Bajramin”, shkroi Rama në Facebook.

Reklamë

Këtë mëngjes, pas një muaji agjërimi dhe përkushtimi, besimtarët myslimanë u mblodhën në “Sheshin Skënderbej” dhe në qytete të tjera të vendit për të kryer faljen.

Muaji i Ramazanit, i njohur për sakrificat dhe përkushtimin shpirtëror, përbën një periudhë të rëndësishme për besimtarët myslimanë.

Fitër Bajrami festohet si një moment mirënjohjeje dhe gëzimi për bekimet dhe dhuntitë e marra.

Vazhdo të lexosh

Reklamë