Pritja mbaroi, me ne fund do te luhet futbolli i shumëpritur. Per here te katërt ne historinë e saj Milano mirëpret sfidën me te rëndësishme te vitit finalen e Uefa Champions League. Ne “San Siro” Reali përballet me Atletikon ne nje derbi i gjithi madrilen ashtu si dy vite me pare ne Lisbone. Real luan ne finalen e turneut me prestigjioz te botes për here te 14 ne historinë e tij ka fituar ne 10 raste dhe ka humbur ne tre prej tyre. Te ashtuquajturit “Los Blancos” vijnë nga 4 finalet konsekutive te fituara nga ana e tyre Colchoneros kane tentuar dy here trofeun pa arritur ta fitojnë ate. Vëmendja eshte e përqendruar jo vetëm te yjet e shumte qe kane skuadrat por edhe te dy trajnerët. Zidan qe ka fituar si futbollist Champions League kërkon te konfirmohet edhe si trajner. Ne kampin kundërshtar El Cholo, Simeone kërkon hakmarrjen për vitin 2014. Qe nga Lisbona, Atletiko është përballur 8 here me Realin duke arritur 5 fitore dhe 3 barazime. Te lojtaret, Cristiano Ronaldo eshte vetëm nje hap drejt legjendës. Mund te behet lojtari i pare ne rast se le shenje sot, qe shënon ne tre finale te Champions League. Duke filluar nga ora 19:15 ne nje transmetim maratone, te apasionuarit e futbollit do te kene mundësi te ndjekin live dhe ekskluzivisht ne formatin HD, fillimisht ne Tring e me pas Vizion Plus te ashtuquajturin derbi i ëndrrave, ne “San Siro” ose ndryshe “La Skala” e futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *