E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Sot finalisti i parë i Uefa Champions League

Uefa Champions League do te mësoje sonte ne mbrëmje finalistin e pare te saj per ketë sezon. Ne Juventus Stadium, zonja e vjetër e udhëhequr nga strategu Alegri përballet me francezet e Monako ne sfidën e dyte gjysmëfinale me nje avantazh te madh pas fitores 2-0 ne takimin e pare.

 

Edhe 90 minuta, pengesa e fundit deri ne finalen e Cardifit edhe pse kujdesi është maksimal, duke pare talentet e skuadrës se Principatës. Historia është ne anën e italianeve, ku ne 14 raste ne eliminim direkt asnjë skuadër nuk ka arritur te përmbysi shifrat e takimit te pare, pasi është mundur ne shtëpi. I vetmi dyshim per teknikun e Juves është nëse do te hedh ne fushe formacionin fitues ne Luigji i dyte me Barzalji ne linjën ofensive me tre lojtare dhe Dani Alves i avancuar. Ne te kundërt, nëse do te luaj Kuadrado, Barzalji do te jete ne stol ne formacionin 4-2-3-1. Ne kampin kundërshtar,  Mendi është grumbulluar me skuadrën, por sipas teknikut Jardim do te luaj vetëm nese është ne 100% te formës. Per skuadrën e Principatës mungon Bosilija dhe Ture me ketë te fundit jashtë per probleme muskulore. Pavarësisht se janë shume pranë finales, trajneri Alegri ka paralajmëruar lojtaret e tij se duhet te kenë kujdes përballe nje kundërshtari qe do te beje nje loje te hapur  me talente te mëdha te afte per te vene ne vështirësi.

 

Reklamë

Ne takimin e pare Juventus arriti t’i bllokoje piket me te forta Monakos, por tekniku Jardim nuk është dorëzuar. Juventus ka eksperience dhe ne duhet te bejme me shume nëse duam te kualifikohemi u ka dhëne zemër lojtareve te tij trajneri portugez, idealja do te jete te mbyllim pjesën e pare me rezultatin 1-0 per te dhene me pas gjithçka ne te dytën. Takimi i dyte gjysemfinal do te startoje ne orën 20-45 nen drejtimin e nje treshe gjyqtaresh holandeze me kryesor Bjorn Kaipers, ndërsa do te transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne platformën Tring HD.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë