E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Sot është ditë e madhe, dita e ndryshimit”/ Këlliçi ftesë të rinjve: Votoni të merrni në dorë fatet tuaja

Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë nga koalicioni Bashkë Fitojmë Belind Këlliçi ka ushtruar të drejtën e tij kushtetuese për të votuar.

 

Reklamë

Në ambientet e shkollës Dora D’Istri Këlliçi ishte i shoqëruar nga prindërit, vëllai dhe e fejuara e tij.

 

Në fjalën e tij, Këlliçi u bëri ftesë të gjithë të rinjëve që të votojnë, për të marrë në dorë fatet e vendit dhe për të frenuar shpopullimin.

 

Sot është dita e madhe, 14 maji që e kemi prituar aq shumë. Kemi në dorë fatet e qytetit. Kam apel për rininë, për naccut e Tiranës, për ata që kanë menduar të ikin nga ky qytet, u them të vijnë dhe të ndryshojmë të ardhmen ronë. Për të gjitha punët e pa bëra, për të afërmit tuaj që largohen hajde votoni. Askush nuk u kontrollon votën. Unë e kreva detyrën timë. Jam duke marrë info nga qendrat. Procesi po ecën normalisht. Dilni votoni masivisht. Sot është dita e ndryshimit.

Më shumë video

Reklamë