Në Fermën e vipave çdo ditë që kalon rriten tensionet dhe faktorët mbizotërues të garës.
Marrja e drejtimit të punëve nga Limi, pas zgjedhjes nga publiku si fermeri i preferuar, është shoqëruar me pëlqime, por dhe pakënaqësi, ndërsa ai është kujdesur të ndaje në mënyrë të barabartë detyrat.
Pavarësisht lojës, konkurrentët nuk harrojnë qëllimin kryesor, organizimin e punëve e mbi të gjitha kujdesin ndaj kafshëve. Gongu i kësaj të hëne i ka gjetur në stalla shumë prej tyre.
Televotimi i hapur prej ditës së premte për pesë të nominuarit, ka trazuar jo pak ujërat. Ganiu, Big Basta, Erandi, Andera apo Ylli, cili do të jetë fermeri më pak i votuar nga publiku, për të ndërprerë përgjithmonë rrugëtimin e “Ferma Vip 2” sonte në mbrëmje?
Sfidat dhe lojrat e organizuara nga Agai e kanë bërë fundjavën tejet dinamike.
Një prej tyre ishte dhe sfida e inteligjencës. Fermerët e grupit humbës, me turne duhet të mbanin flakët e zjarrit ndezur. Moment ky që ka sjellë emocione të bukura, por dhe histori të parrëfyera më parë, që kanë mbajtur mbërthyer publikun.
Esteri, ka festuar gjithashtu ditëlindjen e saj brenda në fermë. Një tortë surprizë, shumë urime dhe përqafime bashkuan të gjithë fermerët bashkë, duke harruar për pak minuta lojën e duke gëzuar me njëri-tjetrin.
Por energjia pozitive gjatë këtyre ditëve nuk ka munguar. Fermerët shpesh janë parë duke kënduar e kërcyer. Ata kanë organizuar edhe lojëra e rrengje për të sjell një atmosferë ndryshe.
Ndërsa sot në mbrëmje gjatë spektaklit që nis live në orën 21:00 në ekranin e Vizion Plus dhe dy kanalet e dedikuara të platformës Tring, do të kemi të tjera surpriza, eliminime, formula të reja e sigurisht sfida. /vizionplus.tv





