Subscribe

Viktima i atentatit në Sanxhak të Kurbinit, Rakip (Pilot) Rroli është nje personazh që rezultuar i skeduar nga policia për një ngjarje në vitin 2011.

 

 

Në atë rast Rakip Rroli u arrestua nga policia e Lezhës për plagosje të rëndë pasi së bashku me shtetasin Petrit Sana, 46 vjeç, Gjormi i Kurbinit kanë rrahur dhe goditur me mjete të forta shtetasin me iniciale I.S., 22 vjec.

 

 

Ngjarja ka ndodhur në 25 qershor 2011, kohë në të cilën Rakip Rroli ( sot viktima e atentatit në Kurbin” ishte 44 vjeç.

 

 

Këta dy persona bashkë me dy bashkëpunëtore e qëlluan 22-vjecarin me grushte e shkelma ë më pas e kanëgoditur dhe me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar mjaft dëmtime serioze. Pas ngjarjes i riu u dërgua në Spitalin Ushtarak në spitalin ushtarak në Tiranë .

 

 

Nuk dihet nëse vrasja e tij këtë të premte ka apo jo lidhje me këtë ngjarje të rëndë vitit të largët 2011, per te cilin Rakip (Pilot) Rroli beri edhe burg, mirëpo qartazi atentati ndaj tij ka qënë I mirëmenduar. Ekzekutimi është bërë në kohën që rakip Rroli po lëvizte me automjetin e tij, tip Fuoristrade.

 

 

Viktima kishte një biznes të tijin, merrej me shitjen e materialeve të lëndeve të ndertimit. Deri tani nuk ka asnjë gjurme të autoreve ndonëse FNSH-ja ka shkuar në vendin e ngjarjes për të krehur zonën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *