Kryeministri Edi Rama thotë se dita pa makina duhet të bëhet hap pas hapi pjesë e pandashme e kalendarit tonë mujor.

 

Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa foto, ku vihen re qytetarë të shumtë, të cilët kanë dalë me biçikleta.

 

Sakaq, Rama ka thënë se fuqizimi i transportit publik dhe nxitja e përdorimit të biçikletave do të jenë pjesë e punës së përbashkët me pushtetin vendor.

 

‘Dita pa Makina duhet të bëhet hap pas hapi pjesë e pandashme e kalendarit tonë mujor, ashtu sikundër fuqizimi i transportit publik dhe nxitja e përdorimit të biçikletave në qytet, do të jenë pjesë e pandashme e punës së përbashkët me pushtetin vendor, për më shumë cilësi jete në hapësirat publike të komuniteteve tona.’– shkruan Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *