Mëngjesin e së enjtes studentët e Mjekësisë po zhvillojnë protestën e radhës para Kuvendit, pasi kundërshtojnë projekligjin për mbajtjen peng të diplomave 5 vite nga shteti.

 

“Nuk pranojmë ne internim. Lini të vendosë drejtësia. Koston e mban veç prindi im”, shprehen njëzëri studentët, të cilat janë të rrethuar nga forcat e policisë.

 

Në seancën e sotme të Kuvendit pritet të votohet projektligji për studentët dhe Mjekësisë dhe projektligji për kanabisin mjekësor.

 

Pak ditë më parë, Komisioni i Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik votoi me 9 vota pro, 7 kundër dhe 1 abstenim projektligjin për studentët e Mjekësisë.

 

Miratimi i ligjit u kundërshtua ashpër nga deputetja e PD-së, Flutura Açka, e cila e cilësoi si ligj për oligarkët.

 

Të pranishëm në seancë dëgjimore ishin edhe studentët e mjekësisë, të cilët u bënë thirrje deputetëve të mos votojnë pro për të mbajtur peng diplomat, ndërsa paralajmëruan bojkot të vitit të ri akademik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *