E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Sot dëshmon në Komisionin për Inceneratorët/ Rama: Mezi po pres të shkoj

Sot, kryeministri Edi Rama do të dëshmojë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët në orën 12:00.

 

Reklamë

“MIRËMËNGJES ???? dhe me gangrenat e fushëkodërplehrave të Elbasanit, Fierit, Durrësit e Tiranës, të cilat i shëruam përfundimisht, përmes impianteve moderne të përpunimit të mbetjeve, ju uroj një ditë të mbarë. SOT NË 12:00 DO TË DËSHMOJ PARA KOMISIONIT HETIMOR PARLAMENTAR – LIVE FB. Mezi po pres”shkruan Rama në postimin e tij.

 

Kujtojmë se ditën e djeshme, nga Durrësi, kreu i qeverisë u shpreh se me këtë komision u krijua mundësia për ata që duan të dëgjojnë dhe jo të shikojnë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë