Sociale
Sot dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane

Këtë të shtunë dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane, për të cilën është aplikuar nga 2 tetori 2019-5 nëntor 2019.
Vitet e kaluara, përgjigjet për aplikuesit dilnin në muajin maj, por pandemia u bë shkak që të shtyheshin me 1 muaj, e për këtë, Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi që qytetarët të njoftoheshin në muajin qershor nëse janë apo jo të përzgjedhur.
Të regjistruarit do të kenë mundësi që të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit për të kontrolluar online “Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve” duke filluar nga ora 18:00 e datës 6 qershor.
Për të mësuar nëse jeni apo jo fitues, klikoni këtu: https://dvprogram.state.gov/
Vazhdo të lexosh
Reklamë




