Arsenal dhe Chelsea përballen sonte në mbremje në finalen e Europa League e cila zhvillohet në Baku.Ndeshja ka një rëndësi të vecantë per të dyja ekipet pasi mund të vendosë fatin e sezonit.

Fitorja per ekipin e Unai Emery i siguron një vend në kompeticionin më të rëndësishem evropian, Champions League.Në rast triumfi ky do ishte trofeu i katert në ligën e Europës për trajnerin e Arsenalit.

“Topcinjtë “kanë zbarkuar  në Baku me grupin e plotë të lojtarëve. Mungesa e vetme  është ajo e Mikhitarjan per shkak të ceshtjeve politike.  Pikëpyetja e madhe mbetet kush do jetë titullar në portë Leno apo Çek.

Situata paraqitet ndryshe te Blute e Londrës pasi këta të fundit e kanë siguruar një vend ne Champions nëpërmjet kampionatit por Sarri shpreson që ti jape Chelsea-s  një trofe përpare se të vendose të ardhmen e tij.

Tekniku italian përballet më disa dilema sa i takon formacionit. Përvec mungesës së konfirmuar te Rudigerit ,në pikëpyetjet është edhe mesfushori francez Kante.

Stërvitja e fundit kaloi mes tensionesh pasi trajneri Sarri braktisi stërvitjen si pasojë e një zënke mes David Luiz dhe Higuain.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *