Magjia e Uefa Champions League rikthehet këtë të martë në ekranin e Tring për ndeshjet e treta të fazës së grupeve.

 

Sfida më spektakolare padyshim pritet të jetë ajo mes Real Madrid dhe Interit. Dy skuadrat e kane nisur dobet sezonin e ri ne Champions dhe ndeshja e sotme do te jete shume e rendesishme per vazhdimesine.

 

Tekniku Conte do duhet të bëjë llogaritë pa yllin e skuadrës Rumelo Lukaku i demtuar, si dhe  Sensin e Vecinon ndërsa dyshja e sulmit pritte te jete Perisic-Lautaro Martinez.

 

Luhatjet e medha ne kampionat e kane vene Conten para nje pergjegjesie te madhe dhe natyrisht para nje rreziku per te deshtuar serish ne Europe.

 

Zikaltrit kane dy pike ne grupin ndersa Real Madrid vetem 1 pike. Nje situate qe ia shton se tepermi rendesine ndeshjes.

 

Zidan nuk do të ketë në dispozicion Karvahal, Naco, Odegard dhe së fundmi Miliato, i infektuar me Coronavirus. Grupin do e kompletojë sfida Shaktar Donjeck- Myshengladbah me ukrainasit kryesues te grupit qe nese fitojne do te benin nje hap te madh drejt kualifikimit per me tej.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *