Sonte në mbrëmje do të luhen tre takimet e fundit të fazës së grupeve të Uefa Champions League duke kompletuar kështu edhe kuadrin e ekipeve që do të luajnë në fazën e grupeve.

 

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Selanik, aty ku Paok-u vendas shpreson të bëjë mrekulline para tifozëve të vet për të mundur Benfikën. Ndeshja e parë në “Da Luz” u mbyll 1 me 1 dhe kjo i jep shprese skuadrës greke për të tentuar një kualifikim që do të ishte historic për ta edhe pse përballë skuadrës së madhe portugeze do të jetë goxha e vështirë.

 

Në sfidën tjetër PSV pritet të mos ketë detyre te vështirë në sfiden shtëpiake kundër Bate Borisov pasi fitoi takimin e parë në Bjellorusi 4 me 3 ndërkohe që duel interesant do të jetë ai I Austrisë mes Crvena Zvezdes dhe Salzburgut vendas teksa ndeshja e parë në Serbi përfundoi 0 me 0.

 

Të martën u përcaktuar tre ekipet e para që shkojnë në grupe nëpërmjet Play off, sfida qw u transmetuan nw TRING.

 

AEK u kualifikua me vështirësi duke barazuar në shtëpi 1 me 1 ndaj hungarezeve të VIDI, teksa takimi I parë në Budapest ishte fituarf 2 me 1 nga greket.

 

Kualifikim I madh edhe për Jang Boys që fitoi 2 me 1 në Kroacim  ndaj Dinamo Zagreb ndërsa ndeshja e parë në Zvicer isghte mbyllur 1 me 1.

 

Kaloi në grupet e Champions edhe Ajax që u nda në barazim 0 me 0 në Kiev ndaj Dinamosa vendase por ia fal fitores 3 me 1 në takimin e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *