E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Sot “beteja” për Kamzën, pritet betimi i Rakip Sulit

Ne këto momente ne një prej shkollave te Kamzës është mbledhur këshilli i ri bashkiak para te cilit do te betohet kryetari i ri Rakip Suli. Mbledhja e këshillit është thirrur nga prefektja e Tiranës, nje praktike qe u përdor edhe ne rastin e bashkisë se Vorës.

 

Rotacioni i pushtetit nga Xhelal Mziu i cili ka drejtuar kamjen për 3 mandate tek Rakip Suli pritet te mos jete i lehte. Një dite me pare PD e cilësoi te paligjshme mbledhjen e këshillit te ri bashkiak, pasi sekretari aktual e kishte caktuar mbledhjen ne datën 14 gusht. Per ketë arsye PD ka depozituar kallëzim penal ndaj prefektes se Tiranës Suzana Jahollari për shpërdorim detyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë