E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Sot, Belgjikë-Portugali/ Ronaldo, sfidë golash përballë Romeliu Lukaku

Belgjika apo Portugalia?  Vetëm një nga dy gjigandët e Europës do të mund të presë një biletë për në çerekfinale. Dy bomberat e këtij europiani Cristiano Ronaldo dhe Romeliu Lukaku do të matin forcat këtë mbrëmje në stadiumin e Sevijës në Spanjë.

 

Nëse do t’i referohemi statistikave, belgët janë dukshëm më favorite, pasi kanë 12 ndeshje pa humbje dhe kërkojnë të thyejne rekordin e Gjermanisë në 2012 me 14 triumfe radhasi, edhe pse e dinë që kjo do të jetë shumë e vështirë.

 

Reklamë

Sa i përket formacioneve që do të hedhin në fushë, dy trajnerët nuk do të ndryshojnë shumë nga duelet e kaluara. Tekniku Santos do të zbresë në fushë me formacionin 4-3-3. Ruis Patricio do të mbrojë katërkëndëshin e portës. Përpara tij, mbrojtja  do të përbëhet nga Samedo, Pepe, Ruben Dias dhe Guerrierro. Në mesfushë, Palhinja, Mutinjo dhe Sances që do të shërbejnë përpara për treshen e sulmit Silva , Ronaldo dhe Diogo Zhota.

 

Nga ana tjetër, belgët reshtohen me 3-4-3. në portë gardiani Thibo Kortua . Mbrojta përbehet nga treshja Vertongehn, Vermalen dhe Alderuaild. Në mesfushë, Vitsel dhe De Bryjn do të ndihmohen nga krahët me Hazard dhe Monir. Sulmi ka emra bombë, si Eden Hazard, Lukaku dhe Karasko.

 

Ndeshja Belgjikë-Portugali do të luhet sot në orën 21:00, dhe do të gjykohet nga arbitri gjerman, Feliks Bryc.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë