E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Sot Barcelona vs Liverpool, ora 21:00 në Vizion Plus

Gjysmëfinalja e dyte e Uefa Champions League rezervon sonte ne mbrëmje një sfide me dy skuadrat me ne forme te momentit dhe ky yjet e shumte ne formacionet respektivë premtojnë emocione dhe spektakël.

 

Ne kamp nou Barcelona e Messit sfidon nënkampionin e Europes Liverpulin e Jurgen Klop. Katalanasit qe tashme kane mbyllur çështjen titull ne la liga, kane një objektiv te rikthehen edhe njëherë ne majën e futbollit evropian.

 

Reklamë

Por përballë tyre është një skuadër qe jo vetëm ka një treshe te frikshme ne sulm por është vlerësuar edhe ne prapavije. Me Van Dejk si lojtari me i mire i Premier Leagues dhe Alexander Arnold dhe Robertson ne formacionin e vitit.

 

Kërkojmë te marrim fitore ka deklaruar tekniku Valverde ne prag te kësaj sfide por duhet te evitojmë njëkohësisht edhe pësimin e një goli. Ne te gjithë e dimë se Liverpul është një skuadër e rrezikshme qe shfrytëzon çdo mundësi dhe përmbys rezultatin edhe ne një kohe prej 15 minutash.

 

Barcelona nuk është vetëm Messi, ka edhe kampione te tjerë ne skuadër është kundërpërgjigjur trajneri i te kuqeve Klop por edhe ne duam te shkojmë ne finale. Ndërsa ka paralajmëruar skuadrën e tij se çfarë është i afte te beje argjentinasi kur ka një objektiv te qarte ne mendje.

 

Një barazim nuk do te ishte ide e keqe pasi do ten a jepte mundësi te mbyllim çështjen ne kualifikim ne shtëpi ka përfunduar gjermani.

 

E vetmja mungese per Barcelonën është Rafinja ndërsa për anglezet Lalana me brazilianin Firminjo ne dyshim.

 

Takimi do te luhet ne orën 21:00 dhe do te transmetohet drejtpërdrejt ne Vizion Plus.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë