Subscribe

Tradita nuk ndryshon. Dorëzimi i kandidatëve për kryebashkiakë, me të cilët partitë politike do të kërkojnë fitoren në zgjedhjet e majit, do të mbetet pak orë para përfundimit të afatit në mesnatën e së hënës.

 

Si Partia Socialiste dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” i kanë përmbyllur listat edhe për këshillat bashkiakë.

 

Ndryshe nga socialistët, që diskutimet i kishin brenda llojit, për të mos shkaktuar pakënaqësi në përfaqësimin e çdo zone zgjedhore në qeverisjen vendore, te bashkimi Berisha-Meta-Dule-Ndoka situata ishte ndryshe.

 

Negociatat janë përmbyllur, duke i lënë Partisë së Lirisë 240 vende, PBDNJ-së 20, Demokristianëve 6 dhe shumica grupimit të demokratëve të udhëhequr nga Sali Berisha.

 

Përjashtim bën Partia Demokratike zyrtare. Kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj, ende nuk ka përmbyllur kandidimin për kryebashkiakë e më pas të dalë edhe me emrat për këshillat bashkiakë.

 

Për PS dhe “Bashkë fitojmë” emrat për kryebashkiakë janë një proces i mbyllur dhe mbetet vetëm dorëzimi zyrtar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

 

Ajo që dihet është se për Tiranën, përveç Erion Veliaj, Belind Këlliçi, Roland Bejko do të jenë edhe Arlind Qorri i “Lëvizja Bashkë” dhe Endri Shabani i “Nisma Thurje”.

 

Nuk pritet që aleatë të Partisë Demokratike, si republikanët e Fatmir Mediut dhe agrarët e Agron Duka të kenë kandidatë për kryebashkiakë. Gara e tyre do të zhvillohet vetëm për këshillat bashkiakë. E njëjtë edhe për “Aleanca Progresiste LZHK” që bën bashkë Dashamir Shehin dhe Astrit Patozin.

 

Megjithatë mbetet për t’u parë, nëse do të ketë ndryshime apo forca të tjera politike të regjistruara për vendoret e majit, që do të dorëzojnë kandidatë të tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *