10 persona kanë humbur jetënnga pasojat e Covid-19 gjatë ditës së fundit në vendin tonë, ku më e reja eshte nje vajze 30 vjece nga Durresi.

Ministria e Shëndetesisë konfirmoi lajmin ne informacionin e shpërndarë për mediat këtë të premte në lidhje me situatën e Covid në Shqipëri.

Viktimat janë : 4 qytetarë nga Tirana të moshave 63-81 vjeç, 2 qytetare nga Durrësi të moshave 30-66 vjeçe, 2 qytetare nga Elbasani të moshave 63-70 vjeç, 1 qytetar 58 vjeç nga Fier, 1 qytetare 83 vjeçe nga Lushnja. 

 

Në 24 orët e fundit, janë kryer 5150 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID, 826 qytetarë, në këto bashki:

 

280 raste në Tiranë, 73 në Fier, 51 në Lushnje, 35 në Durrës, 34 në Shkodër, 33 në Vlorë, 31 në Krujë, 30 në Elbasan, 29 në Sarandë, 25 në Korçë, 23 në Lezhë, 21 në Dimal, 14 në Kurbin, 12 në Kamëz, nga 9 raste në Kuçovë, Berat, nga 8 raste në Librazhd, Gjirokastër, Mallakastër, Kavajë, 7 në Kukës, nga 6 raste në Malësi e Madhe, Pogradec, Devoll, 5 në Dibër, nga 4 raste në Gramsh, Poliçan, Mat, Vorë, Pukë, nga 3 raste në Vau i Dejës, Divjakë, Këlcyrë, Tepelenë, Cerrik, nga 2 raste në Peqin, Kolonjë, Delvinë, Mirditë, Tropojë, nga 1 rast në Has, Rrogozhinë, Konispol, Libohovë, Dropull, Përmet, Memaliaj, Maliq, Skrapar, Belsh.

 

Janë 12,157 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalet COVID po marrin trajtim 211 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 916 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 151,914 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (24 Shtator 2021)

 

Raste të reja ditore        826

Të shëruar në 24 orë      916

Të shtruar në spitale       211

Humbje jete në 24 orë     10

Testime ditore                 5150

 

Testime totale              1,176,595

Raste pozitive               166,690

Raste të shëruara           151,914

Raste Aktive                   12,157

Humbje jete                     2,619

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë             5385

Durrës             1169

Fier                  1151

Shkodër          1118

Vlorë               686

Elbasan           625

Lezhë              509

Berat               491

Korçë              310

Kukës              291

Gjirokastër      225

Dibër                197

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *