Ish-ambasadori shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Fatos Tarifa, i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi teksa fliste për kontributin e George Soros në demokraci, u shpreh se është pikërisht ai që ka ndidhmuar edhe fëmijët e Berishës me bursa shkollimi.

 

Tarifa shprehet i habitur për arsyet se përse ish-kryeministri Berisha duhet ta sulmojë Sorosin për minim të demokracisë.

 

“George Sorosi është ndër ata individë në Perëndim që ka kontribuar më shumë si individ në përmbysjen e Komunizmit dhe në fillimin e procesve demokratike në shumë vende të Evropës Lindore, Qendrore dhe në Rusi, përmes përkrahjes që i ka dhënë forcave demokratike, përmes krijimit të një shtypi të lirë, përmes krijimit të shumë shkollave, bursave që ju ka dhënë djemve e vajzave të reja nga këto vende, përfshirë edhe fëmijët e Sali Berishës, apo kryetarit të opozitës…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *