E hënë, 28 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 minuta më parë
Video · Kronikë

Sorensen takon zëvendësin e Kurtit, kryeministri “kyc” gojën për krizën institucionale

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi mbërriti në Prishtinë këtë të enjte në një vizitë të paparalajmëruar.

Sorensen shkoi në zyrën e kryeministrit ku u takua me zëvendëskryeministrin dhe kryenegociatorin e dialogut, Besnik Bislimi.

Reklamë

I pyetur nga mediat, Sorensen tha se erdhi në Kosovë për të punuar pa dhënë shpjegime të mëtejshme.

“Jam ne Prishtinë me stafin në kuadër të angazhimeve si emisar I dialogut, bashkë me stafintim. Pas Prishtinës do të shkojnë Beograd. Është një vizitë normale, jam I lumtur që jam këtu. Do të vazhdoj në Beograd dhe pastaj në Bruksel. Jemi duke punuar, kaq”

Vizita e diplomatit europian në Kosovë vjen ndërsa shteti ka ngecur në krijimin e institucioneve dhe konstituimin e parlamentit të dale nga zgjedhjet e shkurtit.

“Vetëvendosja” si parti e parë, edhe pse nuk i ka numrat e nevojshëm, këmbëngul në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare, por kjo e fundit nuk gëzon mbështetjen e opozitës.

E megjithë krizën institucionale që sa vjen e thellohet, Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka kyçur gojën për këtë çështje duke shmangur vazhdimisht komunikimin publik.

Një ditë më parë mediat protestuan ndaj Kurtit në mënyrë simbolike duke lënë përtokë kamera e mikrofona ndërsa kryeministri në detyrë largohej nga Kuvendi për në kryeministri.

Më shumë video

Reklamë