Subscribe

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca po vijon vëzhgimin e tij në qendrat e numërimit.

 

Ai u ndal në Shkollën e “Kuqe”, ku foli edhe për mediat dhe bëri thirrje që votat të numërohen pa vonesa, me qëllim që qytetarët të njihen sa më parë me fituesin.

 

Soreca kërkoi nga partitë politike të përmbahen dhe të mos bëjnë deklarata euforike për fitoren e zgjedhjeve, pa u numëruar edhe vota e fundit.

 

“Kjo ishte dita ime e dytë e vëzhgimit. Po shkoj në disa nga qendrat e numërimit në Tiranë dhe disa prej tyre ekipet në mënyrë të paevitueshme, po bëjnë pushim, për të rifilluar sërish punën. Procesi duhet të vijojë pa probleme dhe pa vonesa sepse qytetarët shqiptarë duan të mësojnë rezultatin e zgjedhjeve. Zgjedhësit shqiptarë e thanë fjalën e tyre dje, pavarësisht pandemisë, pati një pjesëmarrje të lartë. Kam mirëpritur projektin pilot të votimit dhe numërimit elektronik, si shenjë shumë e mirë e gjërave që do të vijnë në të ardhmen. Po presim me qetësi rezultatin e zgjedhjeve, ashtu siç kanë bërë thirrje edhe liderët politikë të Shqipërisë, përfshirë presidentin. Derisa të numërohet edhe vota e fundit, duhet të presim me qetësi për të mos arritur në përfundime.”

 

Luigi Soreca bëri me dije se OSBE-ODIHR do të nxjerrë konkluzionet paraprake të procesit zgjedhor në orën 15.00, ndërsa paralajmëroi se në orët e mbrëmjes mund të ketë një deklaratë edhe nga delegacioni i BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *