E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Soreca takon krerët e SPAK dhe BKH: Duhen rezultate!

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca zhvilloi një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja dhe drejtoreshën e BKH, Aida Hajnaj.

 

Nga të dy organet e reja të drejtësisë, Soreca kërkoi që të jepen rezultatet që priten.

 

Reklamë

Ai garantoi mbështetjen e BE në këtë drejtim, ndërsa e vuri theksin edhe te rekrutimi i hetuesve për BKH.

 

“Ne diskutuam për arritjet e deritanishme të SPAK dhe procesin transparent të rekrutimit për hetuesit e BKH. Është e rëndësishme të vazhdohet me të njëjtin intensitet dhe angazhim, duke pasur parasysh pritshmëritë nga SPAK për të vazhduar arritjen e rezultateve. Theksova rëndësinë e ecjes përpara me trajnim të shpejtë dhe emërimin e hetuesve. Përsëris gjithashtu se #BE është e gatshme të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe ndihmë të plotë për SPAK si një nga elementët kryesorë të reformës në drejtësisi.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë