Luigi Soreca, ambasador i BE në vendin tonë u shpreh optimist në lidhje me arritjen e një marrëveshje të mundshme për reformen zgjedhore.

Ai e konsideroi tryezën gati 9 orëshe të kësaj të marte dhe sjelljen e partive politike si konstruktive.

Soreca shtoi se korniza mbi të cilët duhet të vendoset diskutimi dhe ku duhet te arrihet konsensusi janë rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Patëm një ditë shumë të mirë pune së bashku, ku bashkëshoqëruam punën e anëtarëve të këshillit politik. Për BE është e rëndësishme që të mund të përmbushen kushtet dhe të nis procesi i anëtarësimit të vendit sa më shpejtë. Kufijtë janë vendosur nga OSBE/ODIHR-in dhe këtë po kërkon dhe BE nga Shqipëria. Shumë shpejt Komisioni Europian do të prezantojë kornizën negociuese dhe një arritje për reformën zgjedhore do ta bëjë më lehtë këtë punë. Falenderoj palët për qasjen e tyre konstruktive dhe i ftoj që të vazhdojnë më të njëjtën qasje konstruktive dhe nesër. Të mos e shpërdorojmë vrulli që arritëm, sepse para së gjithash është në interes të shqiptarëve dhe të ardhmes së Shqipërisë në BE.

Katër përfaqësuesit e Këshillit Politik dhe ambasadoret Kim, Soreca dhe Norman do të takohen edhe të mërkurën rreth mesdites për të vijuarf përpjekjet rreth arritjes së një marrëveshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *