E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Luigi Soreca: OFL të punojë nën udhëheqjen e SPAK

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca bëri thirrje që Operacioni “Forca e Ligjit” të ushtrojë punën nën udhëheqjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Ai foli nga Vlora për paketën “Anti-KÇK” të miratuar nga qeveria dhe tha se duket si një nismë pozitive. Soreca bëri me dije se javën tjetër do të ketë një takim edhe me drejtuesit e SPAK për këtë çështje.

 

“Ne besojmë që parimi “ndiq paranë” është mënyra efikase për të luftuar krimin e organizuar. Kjo tregon vullnetin politik për ta trajtuar atë problem. Megjithatë mënyra sesi do të zbatohet ky ligj është shumë e rëndësishme dhe ne po e ndjekim nga afër zbatimin e këtij ligji. Është shumë e rëndësishme që kjo strukturë e re të ndjekë jo vetëm parimet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit por gjithçka që ka të bëjë me të drejtat themelore të njeriut. Po ashtu është shumë e rëndësishme që kjo strukturë e re të funksionojë dhe të punojë nën udhëheqjen e SPAK. Po e ndjekim nga afër zbatimin e këtij ligji, të gjithë punën që po bëhet, jam në kontakt me Ministrinë e  Brendshëm dhe javën e ardhshme do të takohem dhe me udhëheqësit e SPAK.”

 

Jo vetëm ambasada e BE, por edhe ajo e SHBA ka mbështetur paketën “Anti-KÇK” për sa kohë që ndiqet paraja e krimit. Po ashtu, edhe Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli e përshëndeti këtë nismë.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video