E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:10 Në vijim ora 04:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Soreca në zyrën e Bashës, BE e shqetësuar për situatën në vend

Pas takimit të zhvilluar me të ngarkuarën me punë të SHBA, Leyla Moses-Ones, kreu demokrat Lulzim Basha ka pritur në selinë blu edhe ambasadorin e BE, Luigi Soreca.

 

Takimi mes Bashës e Sorecës ka ardhur pak ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit, ndërsa nuk dihet tematika e bisedës.

 

Reklamë

Basha pas takimit që pati me Moses edhe pse nuk dha detaje nga biseda me të, deklaroi I prerë se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

 

Ndërkohë më herët, presidenti Meta në një konferencë për shtyp po ashtu bëri me dije se nuk e njeh si datë zgjedhjesh 30 qershorin.

 

Nga ana tjetër, kreu I qeverisë, Edi Rama ka theksuar se zgjedhjet do të zhvillohen dhe se nuk ka asnjë mundësi që ato të shtyhen.

Më shumë video

Reklamë