E martë, 29 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Soreca mesazh të rinjve: Votoni! Shfrytëzojeni mundësinë

Ambasadori i Bashkimit Europian përsërit thirrjen drejtuar të rinjve, që të ushtrojnë dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votes, me synimin për të ndryshuar të ardhmen e tyre.

Këtë apel Soreca e bëri nga Universiteti Bujqësor, teksa ishte pjesë e një aktiviteti për programin e BE-se “Erasmus plus”. Ai tha se të rinjtë shqiptarë duhet të ndryshojnë vendin e tyre përmes zgjedhjeve.

“Ju bëj thirrje që të votoni, të ushtroni të drejtën që keni për të hedhur votën tuaj, pra merrni pjesë, kjo është e drejta juaj, por edhe një përgjegjësi që ju keni. Hidhni votën në kutinë e votimit, se vetëm kështu do të bëni diferencën. Mos e shpenzoni kot këtë të drejte që ju keni. ‘Ti vendo’”, tha Soreca.

Vazhdo të lexosh

Reklamë