E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Soreca: Lufta kundër krimit prioritet për integrimin, konfiskoni pasuritë e paluajtshme

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka theksuar se lufta kundër krimit të organizuar është një nga pikat kyçe për integrimin e vendit.

 

Në konferencën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë këtë të martë ku mori pjesë dhe prokurori i Antimafias Italiane, ambasadori Soreca deklaroi gjithashtu se është në pritje të konfiskimit të pasurive të paluajtshme të grupeve kriminale.

 

Reklamë

Sipas Sorecës, e vetmja mundësi për parandalimin e luftës ndaj krimit të organizuar është ajo e konfiskimit të pasurive të paluajtshme.

 

“Konfiskimi i pasurive të paligjshme është i rëndësishëm në parandalimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pa një veprim efikas, parandalues ndaj pasurive të paluajtshme rreziku që ekonomia legale e një vendi të sulmohet është shumë i lartë. Ndërhyrja në sektorin e masave parandaluese është themelore. Është e rëndësishme që edhe autoritetet shqiptare të eksperimentojnë dhe të përmirësojnë aktivitetin e tyre në sektorin e masave parandaluese”

Vazhdo të lexosh

Reklamë