Subscribe

Këshilli Kombëtar i Integrimit është mbledhur sot për të vlerësuar punën e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, i cili largohet drejt Brukselit për të punuar pranë përfaqësuesit të lartë të BE, Borrell. Pak orë para se të largohet nga Shqipëria, ambasadori Soreca është shprehur i bindur se në qershor Bashkimi Evropian do të caktojë datën për mbajtjen e konferencës së Parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri.

 

LUIGI SORECA

AMBASADOR I BE

“Po mendoj që koha për dasmën ka ardhur tashmë, unazat janë gati, po xixëllojnë. Shtetet anëtare duan që të celen bisedimet dhe negociatat për anëtarësim. Kjo gjë duhet të kishte ndodhur, por më shumë kurrë është koha për të bërë këtë gjë tani.”

 

Soreca u bëri apel të gjitha partive politike që për hir të integrimit duhet të punojnë së bashku.

 

“Është e rëndësishme që të gjitha forcat politike, pavarësisht dallimeve të paevitueshme, duhet të bashkohen, duhet të gjejnë bashkëpunim politik si pjesë e asaj ombrelle që është përparësia kryesore e këtij vendi, integrimi evropian, i cili është i padiskutueshëm për të gjithë ju. Nëse ka një pikë ku mund të fillohet debati i ri politik, është pikërisht ky, integrimi evropian.” 

 

Luigi Soreca mbërriti në Tiranë si Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në shtatorin e 2018. Gjatë qendrimit në Shqipëri, ai ndoqi disa prej krizave më të forta politike, si djegia e mandateve nga opozita apo bojkoti i zgjedhjeve lokale; por nga ana tjeter ai ishte ambasador në kohën kur Shqipërisë iu hapën negociatat për anëtarësim dhe në momentet kur Brukseli zyrtar i erdhi në ndihmë vendit tonë pas tërmetit tragjik të nëntorit 2019 apo gjatë situatës së vështire të krijuar si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *